E marta e 6 qershorit nuk ishte shumë e shenjtë për politikën në Tiranë. Orët e pasdites u dominuan nga lajmi i arrestimit të Vangjush Dakos, një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës në vend, edhe pse me profil të ulët në publik.
Kryebashkiak i Durrësit për 3 mandate, një prej miqve të afërt të Ramës, përfundoi në qeli. Atë ditë, pakkush mund të mendonte se kjo ngjarje do të konkurohej me një tjetër më të madhe, e që tërheq më shumë vemendjen. Po ja që pikërisht në minutat kur gjithë ekranet dhe sytë e konsumatorëve të lajmeve ishin drejtuar nga drejtoria e Policisë së Tiranës për të marrë vesh detaje nga këto pranga të bujshme, në një godinë përballë kryesisë së Kuvendit, nisi mbledhja e kryesisë së PD zyrtare, ose e vulës, siç njihet në zhargonin mediatik, nga ku më tej doli më shumë tym se sa prej paraburgimit vip.
E rrëgjuar, e troshitur, e lëkundur, pa shumë identitet, pas betejës elektorale të 14 majit, PD zyrtare, e luajti keq natën e së martës duke u gdhirë e mërkura, aktin e fundit të lavdisë së mbetur. Pas asaj mbledhje, tanimë kjo PD, përpos se pa elektorat e mbështetës, është edhe pa fashën moderne, europiane dhe civile.
Kjo pasiqë mbështetës të dhunshëm të Lulzim Bashës vërshuan në zyra dhe prishën një mbledhje, ku po debatohej nëse zgjedhjet për kryetarin, post i mbetur vakant pas dorëheqjes së Alibeajt, duheshin mbajtur sa më shpejt, apo në një moment tjetër.
Grupi radikal, mujshar dhe kërcënues donin që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, pra që të rivijë Basha një orë e më parë. Ndërsa deputetë dhe anëtarë kryesie, nën drejtimin e Gazment Bardhit e Jorida Tabakut, kërkuan kohë me ë siguruar një koridor të lirë për të dalë jashtë Jorida Tabaku, apo deputetë e anëtarë të tjerë të kryesisë që mendonin ndryshe.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetedy të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…