Hapësire reklamuese

Politikë

PD-ja e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës në zgjedhje, Grupi i Rithemelimit tregon se kush janë kandidatët për kryetar

Shkruar nga Newsbomb
PD-ja e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës në zgjedhje,

Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës, përmes një njoftimi bën me dije se sot në Degën e PD në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë do të votohet për zgjedhjen e kryetarit.

Në këtë garë në Fier janë tre kandidatë, ndërsa në Selenicë dhe Fushë-Krujë nga dy kandidatë, të cilët votohen në bazë të parimit një anëtar një votë.

Procesi është hapur në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 17.00 të pasdites. Megjithatë, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se nëse në qendër do të ketë ende votues, atëherë orari do të zgjatet.

Në Fier kandidat janë Gentian Theodhori Varfi, Rrapi Rako Gjika dhe Vladimir Sabri Kajolli. Në Fushë-Krujë Agron Sure Loka dhe Aqif Shaban Mesi, ndërsa në Selenicë Gazmir Memo Beqaj dhe Leonard Josif Rakipaj.

Njoftim i plotë:

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë do të zhvillohen ditën e diel, dt 10 prill 2022 në Qendrat e Votimit si më poshtë:

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

Gentian Theodhori Varfi

Rrapi Rako Gjika

Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

Agron Sure Loka

Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

Gazmir Memo Beqaj

Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese