Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

PD i vendos ‘veton’ Shqipërisë, kërkesë KE-së për të mos hapur negociatat. Bumçi: Tymnajë e PS, kushtet nuk i vendosim ne

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Aldo Bumçi, i ka dërguar Komisionit Europian dhe Këshillit Europian një letër ku i kërkohet që të mos hapë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkim Europian.

Në amendametin e dorëzuar nga Bumçi, kërkohet që KE t’i vendos Shqipërisë kushte të reja sa i përket çeljes së negoaicatave, mes tyre dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira në vitin 2017.

Kjo kërkesë e PD-së ishte paraprirë nga deklarata e ish-kryetarit të saj, Sali Berishës, i cili tha i bindur pak ditë më parë se KE nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të çështjes së kanabisit.

Megjithatë, duke folur për “News24” nga Brukseli, deputeti Aldo Bumçi mohon të ketë kërkuar moshapjen e negociatave, por thekson se sot në Komision u diskutua për zgjedhjet në vend, luftën kundër drogës, reformën në drejtësi.

Bumçi tha se kushtet Shqipërisë nuk ia ka vënë PD, por BE.

“Situata është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Kushtet Shqipërisë nuk ia ka vënë PD, por BE. Sot u diskutua për zgjedhjet, luftën kundër drogës. Çështja e datës është një demagogji. Data për hapjen e negociatave varet nga kushtet, dhe kur të plotësohen kushtet, vendoset data. PS po shkakton një tymnajë për datën, po theksoj se kushtet i vendos BE dhe jo PD. Çdo interpretim tjetër është i gabuar, tha Bumçi.

“Ne si opozitë kemi ngritur shqetësimet që kemi ngritur gjithmonë. Nuk mund të shkohet në BE pa zgjidhje të lira e të ndershme, nuk mund të shkosh në BE pa zgjidhu problemin me kanabisin, nuk mund të shkosh duke kandiduar persona me të shkuar kriminale. Kur Shqipëria të plotësojë kushtet që ka vendosur BE, atëherë do të na japë përgjigje për hapjen e negociatave. Por kryeministri thotë se integrimi është një udhëtim brenda përmbushjes së standardeve. Ndaj kryeministri të dalë e të thotë nëse kjo Shqipëri ka më pak krim, nëse kjo Shqipëri ka më shumë punësim. Këtë tha thotë kryeministri”, u shpreh Bumçi. 

Më shumë


spot_img








spot_img