Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

PD i përgjigjet Yuri Kim, Ristani: Partia nuk ka lidhje me lobimin e Bashës! Gjetjet e auditit do të t’i dërgojmë me postë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat bën me dije se do të zhvillojnë një audit për lobimin personal të Luzlim Bashës, duke u distancuar për të disatën herë nga paratë ruse. Sipas tyre, në arkën e PD nuk ka hyrë asnjë qindarkë nga këto para.

PD ka njoftuar se ka ngritur Komisionin e Auditit me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin.

Arben Ristani, në një deklaratë nga selia blu ka thënë se gjetjet do t’i dërgohen Ambasadores Yuri Kim me postë, duke qenë se ajo është shprehur në media mbrëmjen e djeshme se nuk kishte dijeni që PD kishte dalë me deklaratë për financimet ruse.

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani

Në një intervistë televizive Ambasadorja Kim është shprehur se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të Partisë  Demokratike, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partise Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus të Lulzim Bashës.

Ne e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik.

Së pari: Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës Ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës

Së dyti: Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit te Tiranes e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që Partia Demokratike, si INSTITUCION, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompanine Biniata Trade dhe Nick Muzin.

Siç thuhet shprehimisht në vendimin e Gjykatës: është konstatuar se kjo marrëveshje është lidhur para marrëveshjes me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe në të nuk përmendet kjo parti. Përkundrazi, është parashikuar se interesat e Biniata Trade në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike.

Apo: Sipas Letërporosisë rezulton se nuk ka asnjë lidhje mes kompanisë Biniata Trade dhe Partisë Demokratike, ashtu sikundër PD nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e tjera me të cilat shoqëria Biniata Trade eshtë e ndërlidhur.

Së treti: PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të forumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike.

Së katërti: duke patur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje.

Më shumë




spot_img








spot_img