Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

PD i kthehet Ramës për zjarret: Propagandë e neveritshme! Ligji të veprojë ndaj zjarrvënësve dhe atyre që kanë shpërdoruar detyrën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Tomor Alizoti, reagon për ceremoninë e mbajtur sot në Farkë, ku i pranishëm ishte dhe Rama, me zjarrfikëse dhe punonjës të emergjencave që ndihmuan në shuarjen e flakëve gjatë muajit gusht. Alizoti e quan fjalën e Ramës “propagandë të neveritshme”.

“Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD, teksa falenderon partnerët euro-atlantikë dhe Kosovën për ndihmën. Ai thotë se ligji duhet të veprojë mbi zjarrvënësit dhe mbi ata që kanë shëprdoruar detyrën.

Reagimi i Tomor Alizotit:

Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.

Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.

E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img