Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD HEQ PËRGJEGJËSINË NGA MOLOTOVI/ Deklarata: Nuk janë militantët tanë, është plani kriminal i Ramës

Shkruar nga Newsbomb
PD HEQ PËRGJEGJËSINË NGA MOLOTOVI/ Deklarata: Nuk janë

Partia Demokratike distancohet nga djegia me molotov e KZAZ-së në Bushat të Shkodrës, edhe pse protestat në këto KZAZ janë thirrur nga kjo forcë politike për të protestuar.

Në një reagim për media, PD thotë se asnjë demokrat nuk është përfshirë në djegien e KZAZ-së, ndërsa akuzon për zjarrvënie qeverinë.

REAGIMI I PD:

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll