Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

PD e Vlorës kallëzon penalisht drejtorin e Bujqësisë: Kanë shpërndarë tollona me naftë për fermerët një ditë para zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike dega Vlorë ka kallëzuar penalisht Agjencinë e Mbrojtjes së Bimëve në qytetin bregdetar, konkretisht përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Fejzi Nezha.

PD e Vlorës akuzon kreun e kësaj agjensie dhe punonjës të tjerë, pasi sipas tyre u kanë shpërndarë tollona me naftë fermerëve në Vlorë dhe Fier.

Mësohet se PD ka dorëzuar në Prokurori pamje filmike shoqëruar kallëzimit, teksa akuza është për ‘’Korrupsion aktiv në zgjedhje’’.

Njoftim për mediat:

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img