Dega e PD-së në Sarandë ka reaguar pas aksionit të Policisë ditën e sotme për lirimin e plazheve të zaptuara me shezlonge pa leje nga disa persona.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e PD dënoi nga Ksamili, “dhunën” e policisë ndaj “biznesit dhe pronës private”.
“Është e paprecedent të dhunohet një pronë private, biznes në mes të sezonit turistik. Dhuna dhe arroganca është e përsëritshme në të gjithë Shqipërinë. E njëjta skemë korruptive e Edi Ramës. Është e turpshme që në mes të sezonit të dhunohet biznesi. Boshatisja dhe zbrazja e plazheve me urdhra nga lart dëmton turizmin”, tha ndër të tjera zëdhënësja e PD në Sarandë.
Policia në Ksamil liroi rreth 4 mijë m2 siperfaqe plazhi, duke sekuestruar mbi 1 mijë shezlonge pa lejen përkatëse nga Bashkia e qytetit.