Hapësire reklamuese

Politikë

PD e ndarë në Dibër, Basha dhe Bardhi takojnë demokratët e “tyre”

Shkruar nga Newsbomb
PD e ndarë në Dibër, Basha dhe Bardhi takojnë

Ndërsa Rithemelimi ne kuadër të “Aksionit opozitar” është ndalur në Dibër në takim me demokratët, edhe Lulzim Basha po mban fjalën para demokratëve të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Partisë Demokratike në Dibër.

Lexo edhe: “Rithemelimi”, takime në Dibër, Bardhi: Pas dy vitesh, PD më e bashkuar se kurrë

Basha dhe ekipi drejtues i Rithemelimit, Bardhi dhe Noka kanë qenë në të njëtën linjë kur folën për varfërinë, ekonominë dhe realitetin që jetojnë dibranët dhe shqiptarët e thjeshtë të këtij vendi.

"Sot mund të ju themi nga Dibra, se Edi Rama dhe banda e tij që quhet qeveri, jetojnë në një realitet krejt tjetër nga ai që jetojnë dibranët dhe shqiptarët e thjeshtë të këtij vendi."- tha Noka, ndërsa Bardhi para demokratëve mbështetës së Berishës dhe grupimit të Rithemelimit shtoi se "Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës." 

Lexo edhe: Noka nga Dibra: Është përgjysëmuar popullsia dhe dyfishuar numri i administratës

Por Basha përveç se foli për varfërinë, largimin e të rinjve dhe qeverinë e korruptuar të Edi Ramës, nuk la pa shigjetuar dhe grupimin tjetër brenda PD-së, Rithemelimin.

Ai tha se këta që hiqen si opozitarë, duhet të vendosin nëse janë pro luftës kundër korrupsionit.

Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë.

Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes.

 Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese