Hapësire reklamuese

Politikë

PD e Lushnjes i përgjigjet Elton Banos: Përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, e kemi konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet në Angli se je dënuar

Shkruar nga Newsbomb
PD e Lushnjes i përgjigjet Elton Banos: Përfaqëson

Dega e Lushnjes e Partisë Demokratike, i përgjigjet zyrtarisht kandidatit Elton Bano, për dënimin e këtij të fundit në Angli. Bano u përgjigj mesditën e sotme kërkesës së PD për verifikim të figurës së tij duke thënë se nuk ishte dënuar kurrë, as në Angli e as në asnjë shtet tjetër.

Tashmë ka ardhur dhe reagimi i Degës së Lushnjes, e cila thotë se ata i kanë konfirmuar zyrtarisht informacionet pranë autoriteteve ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, sipas të cilave kandidati i Sali Berishës rezulton i dënuar.

"Cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij. Askush nuk duhet të ketë frikë nga asnjë proces verifikimi. Përgjigja e institucioneve do bëjë transparencë për qytetarët e Lushnjes dhe pastërtinë e figurës së secilit kandidat", thuhet ndër të tjera në reagim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA LUSHNJE

Gjuha e rrugës nuk është model politik. As kopjimi i sjelljes së Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, etj. nuk është shpëtim. As viktimizimi nuk është zgjidhje.

Cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij. Askush nuk duhet të ketë frikë nga asnjë proces verifikimi. Përgjigja e institucioneve do bëjë transparencë për qytetarët e Lushnjes dhe pastërtinë e figurës së secilit kandidat.

Partia Demokratike ka paraqitur pranë KQZ informacionin e plotë për dënimin për vjedhje të kandidatit të LSI-PDK Elton Ilir Bano, që duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga autoritetet ligjzbatuese angleze. Kushdo duhet të ruaj qetësinë dhe të jetë i vërtetë me votuesit. Fshehja e procedimeve apo dënimeve nga autoritetet ligjzbatuese të huaja, jo vetem ndalon zgjedhjen apo kandidimin, por përbën vepër penale që dënohet me burgim.

Ne jemi të vendosur të kërkojmë respektimin e ligjit ndaj kujtdo dhe nga kushdo. Ky është modeli ynë, respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu