Hapësire reklamuese


Aktualitet

PD e Kavajës distancohet nga sulmi ndaj Grida Dumës: Profili i Degës në "Facebook" nuk ka lidhje me ne!

Shkruar nga Newsbomb

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë distancohet nga sulmi që i është bërë sot deputetes Grida Duma. Sulmi lidhej me vizitën në familjen e të riut Ilvi Meta, i cili ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje.

“Show-girl e “famshme” Grida Duma shfaqet me ne fund ne Kavaje! Por i mungonte shkopi per te bere video live ne shtepine e te ndjerit Ilvi Meta. Shfaqjet e Grides nuk perfaqesojne Partine Demokratike", njoftonte "dega e PD" në Kavajë.

Mirëpo sipas asaj që mëson redaksia, ky profil në "Facebook" nuk ka asnjë lidhje me Degën e PD në Kavajë. Kryetari Hysen Kadiu, ka konfirmuar se ai vetë ka qenë dje në mbrëmje me deputeten Grida Duma në shtëpinë e Ilvi Metës për ngushëllim.

"Profili ku sulmohet deputetja Grida Duma nuk është profil i Partisë Demorkatike. Nuk përfaqëson Degën e Partisë Demorkatike në Kavajë", është shprehur Hysen Kadiu për newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese