Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PD e feston e ndarë Ditën e Rinisë, demokratët harrojnë homazhet për Azem Hajdarin

Shkruar nga Newsbomb

33-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990 për të rrëzuar sistemin komunist, demokratët e kanë përkujtuar të ndarë, duke lënë anash kështu edhe homazhet e përvitshme te monumenti i heroit të demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Çdo, 8 Dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe të gjithë deputetët demokratë kryenin homazhe te memoriali i Azem Hajdarit, ndërsa këtë vit ata kanë “harruar”  këtë traditë duke vazhduar me agjendat personale.

Përçarja e Partisë Demokratike dhe ndarja e kësaj force politike në dy kampuse ka sjellë këtë vit dhe lënien mënjanë të një prej personave më të rëndësishëm të demokracisë, liderin e lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990.

Vitet e kaluar, paraditen e çdo 8 Dhjetori primare për Berishën, apo dhe Lulzim Bashën kanë qenë homazhet te monumenti i Azem Hajdarit, aty ku dhe vendosnin kurora me lule. Pas homazheve Berisha gjithmonë ka mbajtur dhe një deklaratë për medaiat ku ka vlerësuar rolin e Azem Hajdarit dhe studenetëve të tjerë në përmbysjen e regjimit.

"Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit me erdhi në mendje një paralelizëm, asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari që shkonte nga jugu në veri, nga lindja në perëmdim për të trokitur, për të zgjuar ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indokrinuara por të poshtëruara nga kulti i satanit për ti zgjuar ata dhe dalë dhe njëherë si njerëz të lirë. Shpreh mirënjohjen më të thellë për Azemin dhe bashkëstudentë të tij që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër dhe dikatorial që vriste të rinj në kufi", ka thënë Berisha më herët nga Qytet Studenti.

Demokratet bashke ne homazhet per Azem Hajdarin me 8 Dhjetor/ FOTO 2020 Demokratet bashke ne homazhet per Azem Hajdarin me 8 Dhjetor/ FOTO VITI 2020

Ndërkohë këtë vit nuk është parë aspak e arsyeshme nga dy “drejtuesit” e demokratëve që të vazhdojnë me traditën e përvitshme. Nga njëra anë, Sali Berisha me mbështetësit e tij përkujtuan këtë ditë të rëndësishme në selinë blu ku dhe ngritën një ekspozitë nga Dhjetori 1990 dhe libra për ngjarjet historike të atij viti. Ndërsa, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit e vetë në një nga hotelet e Tiranës dhe diskutoi lidhur me përçarjen dhe të ardhmen e forcës politike që ai drejton.

PAMJE NGA EKSPOZITA NË SELINË BLU

[gallery size="large" ids="763877,763878,763879,763880,763881,763882"]

 

Azem Hajdari ka qenë një figurë unike në politikë shqiptare. Ai ka qenë lideri i lëvizjes studentore në dhjetor 1990 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe një figurë me peshë për politikën në Shqipëri.

Ne foto: Azem Hajdari me 8 dhjetor 1990 Ne foto: Azem Hajdari me 8 dhjetor 1990

Çfarë ndodhi 33 vite më parë! 

8 dhjetori kujtohet si dita, ku 33 vjet më parë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës dhe ndryshimit historik. Në 8 dhjetor 1990, protesta e studentëve, e njohur si “lëvizja studentore”, solli në Shqipëri shembjen e regjimit të egër komunist. Djem dhe vajza të Qytet Studentit u mblodhën për të protestuar nën motot “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri”, “Demokraci” “Rroftë Shqipëria e lirë”, etj.

Ata kërkuan rrëzimin e sistemit diktaktorial dhe ngritjen e shtetit demokratik që nënkuptonte shtetin e së drejtës, integrimin në Europë si dhe garantimin e pluralizmit politik një nga bazat kryesore të një shteti demokratik. 8 dhjetori u caktua si  Dita e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 2009 me propozim të Qeverisë Berisha në atë kohë, për të përkujtuar kështu lëvizjen studentore që i dha fund regjimit të errët diktaktorial në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese