Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

PD e çoi në gjyq, Lame fillon “avazin” e vjetër: Apartamentet nuk janë me shenjë, ca të majtë e ca të djathtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtoreshën e drejtorisë vendore Tirane-1, Risena Xhaja, kanë marrë pjesë në përfundimin e procesit të legalizimit të dy kullave të ndërtuara nga Shoqëria“KOTORRI-SL” sh.p.k, për ndërtimin “GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH”, ME ADRESË NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DAJT”.

 Në fjalën e tij Lame tha se puna në Kadastër vijon me të njëjtat ritme, duke kërkuar që politika të hiqet mënjanë, se apartamentet nuk janë me shenjë, ca të majtë e ca të djathtë, duke i dhënë kështu dhe një përgjigje akuzave të ngrituara nga Partia Demokratike.

“Procedurat për këto pallate kishin përfunduar që përpara zgjedhjeve, por e shtymë pikërisht për të shpëtuar nga ankesat e opozitës se gjoja legalizimet bëhen për fushatë elektorale.”, tha Lame.

Ky kompleks pallatesh është nga më të mëdhenjtë në gjithë zonën e Dajtit, me rreth 240 apartamente dhe 40 njësi shërbimi e dyqane.

Tashmë, me kalimin e zgjedhjeve, procesi i legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit, rifillon me ritëm të plotë nga Kadastra.

Më shumë

spot_img
spot_img