Hapësire reklamuese

Politikë

PD e Bashës reagon për kandidatët e Rithemelimit: Berisha vetë i voton dhe vetë i numëron! Bashkë me Ramën po bëjnë parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
PD e Bashës reagon për kandidatët e Rithemelimit: Berisha

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe publikimit të emrave të kandidatëve për kryetar bashkie nga radhët e Komisionit të Rithemelimit ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Partia Demokratike “Primaret” e ish-kryeminisrit Sali Berisha i ka cilësuar si një proces ku i vetmi që emëron, voton dhe numëron është Berisha.

Sipas kësaj force politike kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë duke krijuar një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për të mbajtur Shqipërinë në vendnumëro.

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.

Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.