Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

PD e ALARMUAR: Aktivisti ynë u sakatua me shkopa bejsbolli në Sarandë, shteti të zbulojë autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt”.

Kështu shprehet deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e PD, Ina Zhupa.

Alarmi i saj lidhet me ngjarjen që ndodhi sot në Sarandë, ku 39-vjeçari Marjel Mejdi me profesion avokat, u dhunua barbarisht me sende të forta e shkopa bejsbolli sapo doli nga lokali ku po pinte kafe.

“Aktivist i PD dhe një qytetar model”, thotë Zhupa, teksa i bën thirrje policisë që të hetojë ngjarjen dhe të zbulojë autorët, që të mund të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

Mirëpo pesimiste është PD, pasi pretendon se sot drejtësia është në duart e më të fortit.

LEXO EDHE: EMRI/ Ky është avokati nga Saranda që e dhunuan mizorisht me shkopa bejsbolli dhe tani po lufton për jetën; më parë i rrahën edhe…

Reagimi i Ina Zhupës

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.

Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.

I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.

Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.

Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!

LEXO EDHE: E sakatuan me shkopa bejsbolli, avokati flet nga shtrati i spitalit: Porsche i zi më zuri rrugën, xhaxhai ka konflikt me disa nga Mamurrasi…

Më shumë

spot_img
spot_img