Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

‘PD drejt asgjësimit’, Balla flet nga Elbasani: Basha e di shumë mirë, i thamë mos e hap atë derë o trim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Elbasani deklaroi se kreu i demokratëve Lulzim Basha po e çon PD-në drejt asgjësimit.

‘Kur Basha dhe PD u nis drejt asgjesimit ne i thamë shumë qartë mos e hap atë derë o trim dhe trimi e di shumë mirë se po e çon partinë e dytë më të madhe pas Partisë Socialiste drejt asgjësimit’, tha Balla, ndërkohë që foli edhe për padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit të ‘Bild’ Peter Tiede.

‘Ka tentativë për të bërë pis PS. Shumë shpejt do të fitojmë edhe për shpifjen me vendim gjykate në gjermanisht. Është qesharake kur Lulzim Basha flet për blerje votash. I vetmi që është zgjedhur duke vjedhur vota vete. Në 2009 u zgjodh deputet me votat e Elbasanit. Në atë kohë SHBA njoftonte se si kishte marrë vota duke liruar njerez nga burgu. Basha 2 vite më parë angazhohej duke thënë se do të shkatërronte organizatën kriminale LSI tashmë e ka bërë pjesë të ahengut të vet.

Nga ky shesh i them Lulzim Bashës hiq dorë nga fjala Elbasan, se sa herë ke thënë fjalën Elbasan, ke thënë Elbasani krimit, nuk është Elbasani i krimit është Elbasani i popullit’, tha Balla ndër të tjera.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img