Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi së bashku me Andia Ulliri kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili ka të bëjë me ndryshimet e ndarjes territorial.
Në nëj deklaratë për mediat, Çupi ka bërë me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.
Deputetja theksoi se ky projektligj përfaqëson interest e qytetarëve shqiptarë
“Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë.
Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, tha ajo