Hapësire reklamuese

Politikë

PD "divorc" me PDIU? Bardhi tregon marrëdhëniet me Idrizin, ironizon e Bashën

Shkruar nga Newsbomb
PD "divorc" me PDIU? Bardhi tregon marrëdhëniet me Idrizin,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ku mazhoranca në bashkëpunim dhe me deputetët e PDIU miratuan marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, si dhe ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Bardhi tha se Kuvendi po e tregon çdo ditë e më shumë se është shndërruar në një organ ku nuk miratohen ligje në dobi të qytetarëve të thjeshtë, por vetëm në dobi të një grupi njerëzish.

Sipas deputetit demokrat projektligji për “Aminstinë Penale” u tërhoq pasi mazhoranca nuk arriti pazaret.

“Besoj ju e patë sot në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që Parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton ligje në dobi të qytetarëve të zakonshëm, por vetëm ligje në dobi të një grushti njerëzish. Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre e tërhoqën ligji ne amnistisë. Të gjithë jeni dëshmitarë nga një ligj që duhet të qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg ose procedim penal e shndërruan në një ligj për të amnistuar ministra, drejtorë të arrestuar të kësaj qeverie.

U tentua të mashtronin edhe opinionin publik duke ja faturuar këtë opozitës. Sot ju e patë që ata u tërhoqën nga projektligji të cili ne kishin miratuar në komisione.

Ligji i dytë ishte ligji i turpshëm i sjellës së emigrantëve në Shqipëri duke shpresuar gjithë vlerësimin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve kjo marrëveshje tejkalon pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë në raport me këtë marrëdhënie të veçantë për sa kohë cënon sigurinë.

Ligji i tretë për Zonat e Mbrojtura ku dhe njëherë po tentohet të gllabërohet dhe nxirret në treg pasuritë kombëtare. Seanca e sotme nuk ishte normale dhe do të vijojë kështu për sa kohë që nuk plotësohen kërkesat e opozitës”, tha Bardhi ndër të tjera.

Teksa më tej u pyet lidhur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, i cili ditën e djeshme njoftoi se deputetët demokratë, përkrahësit e tij,  nuk do të votojnë Amnistinë Penale.

Bardhi ktheu përgjigje duke ironizuar Bashën: “Ishte sot në Parlament? Se pashë. Jo jo, zoti Rama pyet për Orën unë nuk pyeta për orën se nuk e besoj teorinë e gjumit. Por pyeta a ishte apo nuk ishte në parlament. Duhet të shkoni të pyesni Bashën pse mungoi sot.

Votat e PDIU? Është divorc me opozitës?

Jo. Komunikimi me Idrizin është sepse ne jemi koleg dhe miq. Një parti parlamentare mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur ose jo një projektligj.

Nëse i referohemi votimit të sotëm e përsërit ka pasur një shpjegim dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar. Sigurisht vlerësimi i tyre ka qenë që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ky votim nuk ndikon në aftësinë për të qenë apo mos qenë në opozitë. Janë akte të tjera, përballja me Ramën ajo që ndan nëse je në opozitë ose nuk je në opozitë?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese