Hapësire reklamuese

Politikë

PD dhe LSI kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Berat, KQZ urdhëron: Të mblidhen të gjitha materialet zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
PD dhe LSI kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Berat, KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, specifikisht KAS, urdhëron mbledhjen në cilësinë e provës, të të gjitha materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Beratit, në disa qendra votimi.

Mbledhja ka nisur pak minuta më parë dhe nga relatori i çështjes po lexohen të gjitha materialet që do të merren për shqyrtimin e rezultatit të 25 prillit. Këto materiale janë depozituar nga LSI, dhe KAS ka vendosur që ato të merren në shqyrtim.

“Ngarkohet administrata e KQZ për transportin dhe administrimin e provave të sipërcituara. Me shumicë votash vendosëm të mos pranojmë kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për seancën ankimore. KAS vendosi të kryqëzojë të dhënat me pajisjet elektronike për të evidentuar rastet e votimit të dysfishtë apo familjarë, të depozituar nga PD”, tha relatori i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë, në orën 10.00. Kujtojmë se, PD dhe LSI kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi.

Disa nga qendrat e votimit dhe materialet që do të shqyrtohen:

qv 34/46 do të merret procesverbal, libri i protokollit,
34/31 procesverbali, shenimet e procesverablet e GNV, tabela per kandidatet
34/45 raporti i hapjes dhe mbylljes së procesit
33/18, regjistri i zgjedhësve, procesverbalet, tabletat përmbledhëse
32/75  shenimet ne regjistrin e posacem
32/70 tabelat permbledhese, për subjektet dhe për kandidatët
32/87
33/07
34/72, raporti për hapjen dhe mbylljen e procesit, procesverbalet per gjithe qendrën e votimit
34/73
34/82
34/40
32/20
33/28
34/29-1 raporti për hapjen dhe mbylljen e procesit
35/13

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu