Hapësire reklamuese

Politikë

PD dhe LSI kërkuan pavlefshmërinë e votave për Beratin, KAS shtyn vendimin (DATA-ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb
PD dhe LSI kërkuan pavlefshmërinë e votave për Beratin, KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin, lidhur me kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Beratit.

Anëtari i KAS Elvis Çefa ka njoftuar se Komsioni po shqyrton mundësinë e marrjes së provave shtesë dhe se për këtë i nevojitet pak më tepër kohë.

“Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes kryesisht të disa provave shtesë që në gjykojmë që do të jenë të domosdoshme për të vlerësuar drejt lidhur me kërkesat e subjekteve ankues do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për ti identifikuar nominalisht të gjitha. Për këtë arsye njoftimi që unë do të bëj është që ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin për administrimin e secilës provë nesër në datën 15 maj në orën 10:00”, u shpreh Çefa.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pak ditë më parë kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendojnë se janë vjedhur votat më 25 prill.

Ndërsa përfaqësuesit ligjorë të PD dhe LSI prezantuan sot faktet dhe provat në mbledhjen e KAS.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu