Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD dhe LSI dështojnë edhe në Korçë, KAS rrëzon kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve: Rezultatet janë ato të 25 prillit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dështojnë përsi në KAS me kërkesën e tyre për përsëritjen e zgjehdjeve në Qarkun e Korçës. Vendimi ëhstë dhënë pak minuta më parë.

Ndërkohë, përfaqësuesit e dy partive nuk kanë bërë komente për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, në këtë fazë. Nuk dihet nëse edhe për Korçën, PD dhe LSI do t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor pasi betejnë në KAS e humbën.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor.”

Sakaq, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI dhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit.”

Më parë, KAS ka rrëzuar anëksat e PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Durrës.

Aktualisht, në Kolegjin Zgjedhor po zhvillohet procesi i kërkuar nga PD, LSI dhe kandidati i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë rrëzimin e kërkesës së mëparshme të KAS, që la në fuqi vendimin e KQZ për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img