Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

PD dërgon deputeten te “5 Maji”: Ku do të rrinë sonte këta banorë…

Lajme të ngjashëm

Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake kanë shkuar paraditen e kësaj të mërkure në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të nisë shembja e ndërtimeve pa leje. Prej kohës, banorët atje kundërshtojnë prishjen e shtëpive.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputetja e PD, Dhurata Çupi.  Ajo para medias u shpreh se nxjerra nga shtëpia e qytetarëve është politika që ndjek Edi Rama.

“Këta banorë sot janë nxjerrë në rrugë të madhe, ku do të qëndrojnë sot në darkë? Sa mbarojnë zgjedhjet Edi Rama nis shkatërrimin, është një rast i pastër abuzimi pasi banesat po shemben për të ndërtuar pallate.

Kjo është një gjendje e padurueshme, ne jemi në krahë të qytetarëve, dhe do ti ndihmojnë edhe në të gjitha procedurat ligjore, këta banorë nuk kanë ku të strehohen. Banesat nuk janë legalizuar qëllimisht’, tha Çupi.

Më shumë