Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

PD denoncon: Veliaj udhëtim luksi në Paris me çarter të paguar nga biznesmeni, dërgon kaseta në televizione sikur është në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c6d2f5cfa31b2ac8fb1f7dd1d320b81a

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit dhe se avioni çarter është paguar nga një biznesmen.

Nëpërmjetë një deklarate pë mediat Sekretarja e mardhenieve me Publikun e PD, Grida Duma kërkon transparencë për interesat që ka me bashkinë biznesmeni që pagoi udhëtimin e luksit.

Sipas Dumës dy ditë më parë, Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit dhe me të kane udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

“Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.

Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë.

Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë.

Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë.

Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike.

Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin

urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij.

Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro?

Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? Kush e pagoi çarterin?

Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?” tha Duma.

Më shumë

spot_img
spot_img