Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
2.1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

PD denoncon: Uji i Syrit të Kaltër po i transferohet Greqisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka bërë  një denoncim ku thotë se uji i Syrit të Kaltër po i transferohet Greqisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo akuzon qeverinë Rama, për të cilën thotë se është e papërgjegjshme.

albsig

spring

Ajo ka publikuar dhe një shkrim nga medit greke, ku thotë se shkruhet sesi po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e burimit nëntokësor Greqisë.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEËS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.

Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img