Hapësire reklamuese

Aktualitet

PD denoncon: Shkolla në Theth nuk është hapur ende, nxënësit dhë prindërit kërkojnë zhvillimin e mësimit sa më parë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
PD denoncon: Shkolla në Theth nuk është hapur ende,

Partia Demokratike ka denoncuar se shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur.

Kanë qenë fëmijët dhe prindërit të cilët kanë ngritur zërin ndaj këtij fakti, pasi ata dëshirojnë që të ndjekin mësimin njëlloj sit ë gjithë nxënësit e tjerë në vendin tonë.

Deputetja demokrate Greta Bardeli Gjoni është shprehur se do t’I bashkohet zërit të tyre si përfaqësuese në Kuvend, duke bërë thirrje që të merrren masa sa me parë për zhvillimin e mësimit normalisht.

“Shkolla ne Theth nuk eshte hapur ende. Problemi duhet te gjeje zgjidhje sa me pare. Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur! Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin! Prindër, nxënës, banorë sëbashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt! I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!”, shkruan Greta Bardeli, deputetja e PD për qarkun Shkodër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll