Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PD denoncon shembjen në maternitetin Geraldinë, Vokshi: Vepër korrupsioni, është firma që bën çdo projekt të Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

398c51d1341211f8d8a90a6819e2166f

“Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së dorës së dytë,” kështu u shpreh ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.

Për Partinë Demokratike me këtë veprim mazhoranca po shkatërron monumentet e trashëgimisë kulturore pa asnjë mendim.

Albana Vokshi në deklaratën e dhënë pranë ndërtesës që dikur ishte “Materniteti Geraldinë”, shprehet se edhe vetë Rama ka firmosur për ta vendosur në mbrojtje.

“Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të kryeqytetit me mbrojtje të posaçme. Për këtë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër,” thotë ajo.

Abuzimet sipas saj janë dhe me kompaninë që ka bërë projektin e ndërtesës së re.

“Shikoni tabelën se kush është projektues, është firma që bën çdo projekt të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Shikoni ndërtuesin, është i njëjti që i ka ndërtuar vilën luksoze Erion Veliajt dhe për të cilën ai kurrë nuk ka thënë se ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektojnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik,” vazhdoi Vokshi.

Për opozitën nëse materniteti ishte dëmtuar nga tërmeti do të duhej që godina e re të ishte si e vjetra.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img