Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

PD denoncon: RENEA arrestoi në Pukë OPGJ-në që kishte lidhje me kanabisin, por ia hodhi paq falë kreut të Bashkisë që e ka kushëri (EMRAT-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka bërë publike sot një denoncim, për të cilin thotë se vetë policia ende nuk ka reaguar.

Sipas denoncimit të mbërritur në selinë blu, RENEA ka bërë një operacion antidrogë në zonën e Pukës ku mbillet hashash me shumicë, duke bërë të mundur dhe arrestimin e një Oficeri të Policisë Gjyqësore, Kastriot Bicukaj.

Mirëpo ky i fundit e kaloi çështjen në Prokurorinë e Pukës falë mbështetjes që gëzon nga kushëriri i tij, kreu i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Sipas PD, çështja menjëherë duhet t’i kalonte SPAK, pasi siç thuhet në raportin e pubikuar në faqen e tyre në Facebook, OKB e ka renditur vendin tonë të parin në Europë për drogërat.

Denoncimi i PD

Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet.

Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre.

229820176 10159291053429909 898930078130450356 n

Më shumë

spot_img