Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

PD denoncon publikisht kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici: Përfitoi 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

spot_img

Lajme të ngjashëm

23f4e2b89a65c3e1eaaea0a99deb14ea

Partia Demokratike ka bërë një denoncim publik për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.  

Përmes një video të publikuar nga Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti akuzon Gjicin se ka përfituar 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Dorjan Teliti tha se kryeministrit Edi Rama i intereson thjesht dhe vetëm Rama dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.

“FSHZH i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 mln dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 një bashkimi shoqërish të kryesuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici. Kompania fituese nuk është operatori që ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike, ashtu siç nënvizohet në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara nga vetë institucioni i drejtuar nga Dritan Aolli. Nga ana tjetër flitet për një biznes shumë pranë një përfaqësuesi të lartë politik të maxhorancës, si Safet Gjici, kryetar bashkie, drejtues politik i Partisë Socialiste për Kukësin, i cili në prag fushate elektorale arrin të marrë miliona dollarë tendera nga buxheti i shtetit”, thuhet në videon e publikuar nga Teliti.  

Më shumë

spot_img