Hapësire reklamuese

Politikë

PD denoncon: Partia e Lirisë po përdor simbolet tona, nesër i drejtohemi KQZ-së

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike (grupimi i Enkelejd Alibeaj) ka denoncuar përdorimin e simboleve të saj nga Partia e Lirisë në takime elektorale me qytetarët.

Është përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ai i cili deoncon rastin në fjalë dhe thotë se përdorimi i simboleve të PD-së nga Partia e Lirisë – ndërkohë që nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre – është deformim i imazhit të saj.

Sefa i referohet takimeve elektorale që grupimi i Sali Berishë realizoi sot të bashku me zyrtarë të Partisë së Lirisë, ku në murin pas tyre shfaqet logoja e PD-së.

Reagimi i plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton gjatë ditëve të fundit përdorimin e simboleve të saj nga drejtues të Partisë së Lirisë në takimet elektorale të këtyre të fundit me qytetarë apo simpatizantë. Partia Demokratike nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë formë bashkëpunimi elektoral me Partinë e Lirisë apo me grupime politike që janë në koalicion me të. Përdorimi i simboleve të Partisë Demokratike ka për qëllim krijimin e imazhit të gabuar dhe deformimin e imazhit dhe qëndrimit të saj.

Ky është një akt i dënueshëm dhe nga kodi elektoral dhe për këtë arsye nesër do t’i drejtohemi zyrtarisht KQZ për marrjen e masave urgjente që të tilla përdorime të shmangen sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.