Hapësire reklamuese

Politikë

PD denoncon me FOTO: Ervin Bushati jep lëmoshë për shqiptarët e varfër, për një votë po shpërndahen ushqime te zyra e PS në njesinë 8

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Drejtori i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, Alfred Rushaj ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku shihen qytetarë në zyrat e PS në njesinë nr.8.

Ai thotë se deputeti Ervin Bushati po shpërndan atje trasta me ushqime bazike për qytetarët në nevojë, duke përfituar prej varfërisë dhe duke i “gënjyer” ata në këmbim të votës.

Ai e konsideron këtë një korrupsion të funksionarëve socialistë që në vend që të shpalosin programin, shpërndajnë ushqime për të lypur një votë.

Denoncimi i PD

Një votë sa një lëmoshë.

Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.

Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.

#partiademokratike

#melulzimbashën

#dega8

#fitore

#ditëmëtëmira @ Tirana, Albania

159695703_112317904250866_6096204924886912886_o.jpg

159083901_112317937584196_2011765329544823988_o.jpg

159209687_112318230917500_6788114512328761037_o.jpg

159316827_112318177584172_6231981583461166286_o_1.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll