Hapësire reklamuese

Politikë

PD denoncon Komisionin e Rithemelimit: Po zgjedhin ish-funksionarë të LSI, farsë zgjedhore e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
PD denoncon Komisionin e Rithemelimit: Po zgjedhin ish-funksionarë të

Partia Demokratike ka denoncuar Komisionin e Rithemelimit sa i përket zgjedhjeve për kryetar në rrethe, brenda në parti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale PD shkruan se demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës.

Ndër të tjera thuhet se Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, duke emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij?, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI.  Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese”shkruhet nëë postim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese