Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Floriana Garo, me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se në 8 vite nuk e ka çuar Shqipërinë asnjë hap para drejt Bashkimit Europian.
Garo u shpreh se Lulzim Basha është lideri i duhur për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, për shkak se ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë, duke anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe duke mundësuar lëvizjen pa viza.
“Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje që të bëhemi një vend i zhvilluar. Për 8 vite Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE. Rama nuk do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Dështimi po troket në derë edhe njëherë, ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuaji “Jo” Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara. Ne nuk mundemi ta lejojmë atë që të vazhdojë edhe një mandate tjetër. Lulzim Basha që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ka arritur ta anëtarësojë Shqiëprinë në NATO dhe që ka bërë realitet udhëtimet pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në BE. Në 25 prill ne do të votojmë për Bashën dhe për PD-në që t’i risjellim shpresën Shqipërisë”, tha Garo.
PD deklaratë për mediat: Basha ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë, na anëtarësoi në NATO dhe hoqi vizat


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.