Hapësire reklamuese

Politikë

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët. Në një deklaratë për media nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se marrëveshja u bë me dije në një mënyrë të çuditshme dhe që krijoi debat të madh në publik.

“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik”, tha Çollaku.

Ai ndër të tjera është shprehur se Partia Demokratike i ëhstë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me tre kërkesa:

1- Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

2-Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

3-Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

Kujtojmë që ditën e djeshme Këshilli i Ministrave në Itali i dha dritën jeshile marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.

Kryeministri Edi Rama ishte për një vizitë në Romë, ku gjatë konferencës me kryeministren e Italisë Georgia Melonin dhanë edhe lajmin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Në marrëveshje thuhet se në Shqipëri do të ngrihen dy qendra pritëse në Gjadër dhe Lezhë. Sipas marrëveshjes emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre në vendin tonë.

Numri i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri pritet të arrijë deri në 39 mijë në vit, ndërsa nuk do lejohet që të strehohen më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj në vend, më pas do largohet një pjesë për të sjellë të tjerë. Kjo marrëveshje mund të zgjasë për 5 vite, por ka mundësi rinovimi dhe për 5 vite të tjera.

Në marrëveshje thuhet qartë se për çdo emigrant që do të jetë i sëmurë apo do të ketë nevojë trajtime do të jetë pala italiane ajo që do paguajë gjithçka. Sakaq, pala shqiptare do të sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese