Hapësire reklamuese

Politikë

PD bojkotoi mbledhjen, Rushaj: Kërkuam që zgjatja e vettingut të diskutohet bashkë me ndryshimet kushtetuese të propozuar nga ne, por PS nuk do

Shkruar nga Newsbomb
PD bojkotoi mbledhjen, Rushaj: Kërkuam që zgjatja e vettingut të

Opozita është larguar nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin ku po diskutohet zgjatja e afateve të vettingut. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi pas largimit se opozita është e gatshme për të diksutuar për ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij mazhoranca kërkon që t’i trajtojë veçmas ndryshimet kushtetuese të zgjatjes së afateve të vettingut dhe ndryshimet që propozon PD.

“Propozuam që nismat të bashkohen pasnesër që të diskutohet sic duhet të harmonizuara, duke patur parasysh efektet dhe kalendarin e punimeve. Në mënyrë të çuditshme maxhoranca refuzoi të shtynte diskutimin me dy ditë.

Nuk e kuptojmë këtë gjë, po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dy palëve, ndërkohë që nuk bihet dakord për të shtyrë me dy ditë këtë diskutim. Ne themi jemi gati të diksutojmë në tërësi ndryshimin kushtetues. Jemi gati sërish pasnesër t’i futemi në tërësi diskutimit. Të shohim.

Nuk bëhet fjalë për frikë, po propozohet ndryshimi i disa neneve të një ligji, propozohet që të shqyrtohen bashkë, nuk e duan, gjë që është e paarsyeshme e palogjikshme.

Po shikohet të ndryshohet një ligj, që ka disa nene, s’mund të mblidhemi sot me një trup të vecantë për nenin 1 dhe me një trup të vecantë për nenin 5”, u shpreh Rushaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll