Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
4.6kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
26 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

PD, Boçi: Dekriminalizimi, të ikin që tani deputetët kriminelë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervistë për “Newsbomb” thotë se pas marrëveshjes së dhjetorit 2014, PD pret që dekriminalizimi i Parlamentit të fillojë këtë legjislaturë. Pra që ligji të ketë efekte paravepruese dhe të penalizohen deputetët aktualë që opozita i konsideron të lidhur me krimin.

Sa i përket zgjedhjeve, duket sipas Boçit se PD është duke u përgatitur, pra duke mos i neglizhuar. Strukturat e Partisë Demokratike sipas tij po rifreskohen, ndërkohë që shton se ka ende çështje të hapura me maxhorancën sa i përket ndarjes së re territoriale. “Duhet të hyjmë në garë në kushte të barabarta” thotë Boçi.

Në fund të sesionit të kaluar mazhoranca dhe opozita nënshkruan një rezolutë për të konkretizuar bashkëpunimin e tyre. Sa shpresë keni për zbatimin e saj nga mazhoranca?

Rezoluta përmban një “aneks” garantues që është mbikqyrja europiane, e kërkuar nga vetë ndërkombëtarët, sigurisht të insistuar dhe nga ne. Nuk është çështje shprese nga mazhoranca, pasi kjo pritje prej saj, është paksa, të themi godoniane, (Në pritje të Godosë) thënë më saktë është shpresë e pashpresë. Mazhoranca pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes, ka vijuar sjelljen e saj arrogante e arbitrare karshi zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të ligjeve. Kam në konsideratë këtu, jo vetëm veprimtarinë e INUK, por dhe tejkalimet e shkeljet ligjore për emërimin e testimin e mësuesve, të mjekëve si dhe zbatimin e të njëjtave kritere kriminalshprehëse në emërimet në administartën e lartë.  Sikurse i referohem dhe zbulesave të vazhdueshme para opinionit kombëtar e ndërkombëtar të simbiozës midis segmenteve të pushtetit në nivelet e tij më të larta dhe krimit të çfarëdo-llojshëm. Shndërrimi i Rezolutës në akte ligjore konkrete, si fazë e parë e domosdoshme e garantimit të zbatimit të saj, duhet të formulohet shpejt dhe sigurisht pa krijuar ngërçe artificial mazhoritare, që do ta dëmtonin spektrin e efikasitetit të saj.

Pika kryesore e rezolutës për opozitën, është dekriminalizimi. Do të prekë ky proces ligjvënësit aktualë?

Kërkesa jonë e paekuivok është që efektet e dekriminalizimit të shtrihen brenda kësaj legjislature, për të vijuar konfirmimin e saj si një normë e detyrueshme për t’u zbatuar, brenda praktikës së përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë në Kuvendin e Shqipërisë, nga të gjithë aktorët partiakë. Çdo rezultat tjetër dhe përpjekje devijuese nuk realizon “shërimin” e këtij malinji konkret, i cili realisht sot ka dhe ushtron një pushtet të pakufishëm, falë frymëzimit dhe mbështetjes që gëzon nga lidershipi i së majtës në pushtet, duke dëmtuar rëndë interesin qytetar dhe politikbërjen në Shqipëri.

Do të jeni pjesë e komisioneve hetimore të kërkuara nga ju por të votuara vetëm nga mazhoranca?

Ajo që do të kërkojmë është pikërisht shtyrja e afateve të tyre, kur këto komisione të jenë ndërtuar, pavarësisht miratimit, në përputhje me objektin e parashtruar nga ne dhe raportin e përbërjes që kushtëzon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Një tjetër çështje me rëndësi janë ndryshimet në ligjin e pushtetit vendor të cilat vënë në zbatim ndarjen e re territorial që opozita duket se ende nuk e pranon. Do të bashkëpunoni për ndryshimet në këtë ligj?

Qëndrimi ynë ndaj hartës së re territoriale, të konkluduar si bashkim numerik votash dhe jo si natyralitet i zhvillimit ekonomik, kulturor, shpirtëror e social, është i pandryshueshëm. Madje një nga objeksionet tona ka qenë gjithmonë kryerja e saj paralelisht së paku me rregullimet e duhura ligjore që garantonin decentralizimin e pushtetit lokal. Ndryshimet që kërkon të bëjë sot mazhoranca aktuale, si kofini pas të vjelit, më shumë se sa ndryshime që shkojnë për mirëfunksionimin e ndarjes së re, janë një lloj vazhdimi i qëllimsisë pragmatiste elektorale. Ato, me efektet e tyre pasuese në Kodin Zgjedhor, synojnë garantimin e marrjes së një rezultati të ardhshëm zgjedhor fiktiv favorizues për mazhorancën aktuale, i cili nuk pasqyron prirjen politike të zgjedhësit dhe i cili i jep fund një herë e  mirë ekzistencës dhe vlerës së alternativës konkuruese politike që mbart vizione e ide zhvillimore si alfa e ushtrimit të demokracisë në një vend. Dakortësia jonë nuk mund të jetë e gjysmët. Refuzimi i hartës sjell domosdoshmërisht dhe mospranimin e ndryshimeve që janë pasojë e aplikimit të kësaj harte.

Gjykata Kushtetuese la në fuqi ndarjen e re territoriale. Do të jetë PD-ja pjesë e garës së ardhshme zgjedhore?

Ndarja territoriale dhe zgjedhjet sado të lidhura të jenë organikisht me njëra-tjetrën, i përkasin perceptimeve politike paksa të ndryshme. Parimisht asnjë parti politike, përfshi dhe PD nuk mund të mos konsiderojë një proces zgjedhor, sepse ato janë kanalet ku lëviz e gjithë limfa e thelbit politik të saj. Por nga ana tjetër asnjë parti politike nuk mund të futet në një proces zgjedhor, kur ai organikisht që në qelizë të tij, është i deformuar dhe i parapërgatitur si rezultat. Ne kërkojmë bërjen e një gare politike të ndershme, të drejtë e të sinqertë, që i qaset qytetarit me paketa zgjidhëse për problemet e mirëqënien e tij, që i jep atij shpresë për të ardhmen dhe që i garanton atij respektimin e vullnetit të tij dhe i jep mundësi të bëjë zgjedhje. Të një gare që nuk imponon atij me forcë antivlera sociale e programore dhe që nuk krijoj në shtrat për t’i sjellë atij në krye element kriminalë dhe politika antihumane.

Ka nisur përgatitja për garën e 21 qershorit?

Ne jemi duke ndërtuar një proces organizues partiak të brendëshëm kapilar, i cili synon implemtentimin e një filozofie të re politike që mbart vizione intrapolitike dhe ekstrapolitike, të cilat rrisin ndjeshëm shkallën e angazhimit politik e qytetar. Ndërkohë vazhdojmë të realizojmë një opozitarizëm kompleks, ballor, aktiv që ruan tonusin e domosdoshëm brenda strukturave, por dhe jashtë tyre. Të dyja këto i vijnë në ndihmë forcës sonë politike për t’u gjendur plotësisht e përgatitur në përballjen e sfidave të afrëta dhe të largëta, pavarësisht kohës së ndodhjes dhe ardhjes së tyre, brenda së cilës përfshihet çdo datë dhe moment.

Kandidatët e përzgjedhur do të jenë në një listë të përbashkët me aleatët apo PD do të dalë me lista të veçanta?

Është një hap i cili vjen natyralisht vetë, pas hapave të tjerë të domosdoshëm për të arritur këtu dhe që njëkohësisht përputhet me traditën tonë shumë të mirë, të respektimit absolute të aletaëve tanë.

Sa shpresa keni për një rezultat pozitiv në këtë garë të re?

Kalkulimet fillojnë të bëhen me fillim e garës, por siç e thashë të një gare me kushte të barabarta dhe të paparagjykuar dhe të pakushtëzuar nga kufij që imponojnë paracaktim e rezultatesh dhe alternativash zgjedhore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img