Hapësire reklamuese

Politikë

PD bën takime elektorale pa drita, Noka mbledh qytetarët në mes të errësirës, askush nuk respekton masat anti-Covid (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Flamur Noka në Zall Herr

Të gjitha partitë, duke nisur nga PS e deri tek më e vogla kanë filluar takimet elektorale, më herët seç duhet, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Mirëpo ajo që vihet re në këto grumbullime është se nuk respektohen masat anti-Covid. Një nga kandidatët për deputetë të PD në Tiranë, Flamur Noka ka zhvilluar një mbledhje me qytetarët në Zall Herr, teksa shihen të gjithë në mes të errësirës, për partinë e dashur.

Noka ankohet se ndodhen në terr, pa vërejtur që qytetarët janë të gjithë pa maska dhe pa distancë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët. Megjithatë ai fajëson kryeministrin Rama, për mungesën e energjisë.

“Sot me strukturat e PD te njësisë administrative Zall Herr ..Energjia elektrike mungon, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill! Mungesa e përnatshme e dritave është vetëm një detaj i dështimit të Edi Ramës në 8 vjet. Banorët e kësaj njesie administrative janë të harruar nga Rilindja por shpresëplotë në ndryshimin e shumepritur ..Asgjë nuk do të na ndalë deri në 25 prill për të marrë çdo votë që sjell ndryshimin! Në 25 prill humb Edi Rama, fiton Shqipëria”, shkruan Noka në facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu