Hapësire reklamuese

Aktualitet

PD bëhet gati për protestën e 26 majit, deputetja: Shuplakë e fortë e qytetarëve ndaj qeverisë së dehur nga narkotrafiku

Shkruar nga Newsbomb

Opozita ka paralajmëruar një protestë më datë 26 maj. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga kreu i PD Lulzim Basha përmes një konference për shtyp me aleatët.

Sakaq, deputetja e PD Oriola Pampuri e cilëson protestën një shuplakë të fortë të qytetarëve ndaj qeverisë të dehur nga narkotrafiku, siç shkruan demokratja.

“Më 26 Maj të gjithë bashkë, kundër katrahurës që kjo qeveri po e drejton këtë vend. Asnjërin prej jush, të majte e të djathtë nuk mund ta përfaqësojnë me bandat”, shkruan më tej Pampuri.

KOMENTI I PLOTË:

 Protesta e 26 Maj-it, "shuplaka" e forte e qytetareve, ndaj qeverise se dehur nga narkotrafiku...

"Rrobaqepesi Rama" ka pese vjet qe po "stilon" qeverine duke e stolisur me ministra te cilet cdo dite po e nxjerrin "lakuriq"... e "rrobaqepesi rama" serish kembengul se jane te veshur. Kjo ishte fabula " Rrobat e Mbretit", ne versionin shqiptar, ku skandalet nuk ngurojne te zene vendin e njeri-tjetrit cdo dite. Kryebashkiake te inkriminuar, perdhunues, trafikante, avione qe transportojne droge, skafe qe transportojne droge, e bashkepunoret jane te lidhur me njerezit me te afert te ministrit e ish ministrit. E ne fund gjithcka shitet si sukses. Askush nuk ndeshkohet. Por ata qe sot vuajne denimin jane vetem hallexhinjte. Dy vite me pare nje bashkeshorte, nene e dy femijeve u aksidentua ne Qerret te Kavajes dhe humbi dy engjejt e saj, tek shkonte te takonte babain e femijeve e bashkeshortin ne burgun e Rrogozhines, i cili ishte denuar per nje mur te ndertuar pa leje...... Sa qytetare si ai qe kane ndertuar nje mur, sa qytetare qe nuk kane paguar energjine pasi jetojne ne varferi ekstreme, e se bashku me qytetaret e Kukesit qe ne te drejten e tyre protestuan kunder takses se rruges e cila binte ndesh me varferine e tyre, sot gjenden prapa hekurave????Ky eshte realiteti i hidhur, te cilin "rrobaqepesi rama" kerkon ta mohoje e ta shese neper ekranet e stisur si sukses te pamohueshem.

Ky minister do beje vettingun ne polici?

Ky minister i brendshem do ndeshkoje bandat e narkotrafikut? E Pamundur.....

Nje minister, per vellain e te cilit ka fakte te pamohueshme qe ka qene e eshte koka e trafikut te droges, nuk mundet kurrsesi te kryeje detyren e tij. E nese vazhdon te qendroje ne ate detyre eshte ne shkelje te cdo norme te moralit, ne shkelje te cdo drejte per te ushtruar ate detyre e per te perfaqesuar qytetaret e vendit te tij.

Me 26 Maj te gjithe bashke, kunder katrahures qe kjo qeveri po e drejton kete vend. Asnjerin prej jush, te majte e te djathte nuk mund ta perfaqesojne me bandat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.