Hapësire reklamuese

Politikë

PD apelon vendimin e KQZ: Ndaloi qytetarët për Referendumin e Parkut

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike apeloi sot në kolegjin zgjedhor vendimin e para një muaji të KQZ, që nuk lejoi mbajtjen e referendumit lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin e të vendosnin për projektin e Bashkisë te Parku i Liqenit.

Departamenti i Mjedisit në PD depozitoi sot kërkesën pranë Gjykatës së Apelit,  kjo u pasua edhe me një deklaratë të kreut të këtij departamenti, Jamarbër Malltezi.

“Partia Demokratike po apelon sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e militantëve të shumicës së shullazëve të KQZ për të refuzuar dhënien e formularëve ndaj qytetarëve të Tiranës për të mbledhur mbi 20 mijë firma që duhen për referendumet vendore. KQZ e shullazëve e ktheu Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor njësoj si statutin e partisë socialiste ku nenet nuk zbatohen, por interpretohen sipas dëshirës  së shullazëve të KQZ dhe të pushtetit. Për fat të keq, ne jemi këtu për të kërkuar një e drejtë që na e njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor,  por ne do të përballemi për vlerat kushtetuese, do të përballemi për të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmben përditë dhe që përqeshen nga oligarkët e pushtetit që paturpësisht edhe gënjejnë sikur nuk do të ketë beton nëpër parqe. Ne do të mundësojmë që qytetarët të shprehen, që zëri i tyre të dëgjohet dhe do pranojmë cilido qoftë mendimi i tyre. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe ne do të bëjmë çmos që kjo gjë të  bëhet e mundur me çfarëdo lloj mjeti demokratik”, u shpreh për mediat Malltezi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.