Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
63 %
2.6kmh
90 %
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

PD apelon vendimin e KAS, reagon Ivi Kaso: Rama ka turp të tregojë emrat e kandidatëve, po manipulohet me logon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka vendosur të apelojë vendimin e sotëm të KAS, që vendosi se në fletën e votimit kandidatët do të jenë të shënuar me numra dhe jo me emra.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh se Rama ka turp të tregojë emrat e kandidatëve të tij dhe i fsheh pas numrave.

Ai tha se do të apelohet edhe çështja e logos, pasi logoja e PD-së ngjason me atë të Bindjes Demokratike dhe qytetarët mund të ngatërrohen.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё Rama.

Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit