Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD ankohet për zgjedhjet, moderatorja: Ju thatë në 25 prill kemi fituar! Salianji: Po si do thonim ne, kemi humbur?! Tom Doshi “non-grata” si i merr 3 mandate?

Shkruar nga Newsbomb
PD ankohet për zgjedhjet, moderatorja: Ju thatë në 25 prill kemi

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji tha sot në “Open” se zgjedhjet e 25 prillit janë manipuluar, janë vjedhur, janë blerë dhe janë tjetërsuar.

I pyetur se pse para zgjedhjeve thanë të bindur që do të fitonin, Salianji u shpreh se nuk mund të thoshte të kundërtën, pasi nuk do bënte sens.

Më pas ai u përfshi në një debat me gazetarin Dritan Hila, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi të mos ankohet për Kodin e ri Zgjedhor pasi u ulën bashkë me PS dhe LSI dhe e firmosën.

Salianji: E rëndësishme është të sqarojmë ishin apo jo zgjedhje. Në procesin e zgjedhjeve ishin të përfshirë gjithë bandat kriminale. Ata që kanë thyer herësin ishin persona me pa asnjë kontribut politik. Me metoda të blerjes së votave, shantazhit apo mjeteve të tjera, ja kryetari i PS në Tiranë që doli jashtë liste. Ditën e zgjedhjeve kam telefonuar drejtuesit e policisë, hajdeni se ka problematikë në këtë zonë. Njëri hyri në qendër votimi, mori dy fletë goditi dhe policin dhe iku. Dhe shefi i Komisariatit thoshte nuk di gjë unë nuk e shoh. 20 mesazhe i kam dërguar shefit të komisariatit dhe asnjë përgjigje. Komisioneri jonë ishte në krye të detyrës.

Hila: Dhe duhet të godiste të ziheshin me karrige?

Salianji: Unë jam i sigurt që edhe juve po t’ju vijë dikush t’ju godasë me shpullë do ia ktheni? Më thoni mua kush është dhe pse është votuar një deputet i Tom Doshit? Ma thoni, pse votohet një njeri që është “non-grata” nga SHBA? Që këtu kuptohet shit-blerja e votës.  

Salianji: Çfarë janë këto zgjedhje që një parti me mbi 100 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti me 30 mijë vota merr 3 mandate.

Hila: Kodi Zgjedhor që votuat dhe ju.

Vasili: A ishit ju që në 25 prill thatë që ne kemi fituar?

Hila: Po kush ishin ato sondaazhet që ju nxjerrin ju para aman?

Salianji: Po rri more më lërë të flas, fol me qetësi mos bëj zhurmuesin. Sondazhet serioze dhe të besueshme na nxirrnin fitues.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll