Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

PayPal pranon pagesat me kriptomonedha në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
PayPal pranon pagesat me kriptomonedha në SHBA

Nga dita e sotme aplikacioni i transfertave të parave dhe pagesave, PayPal pritet të lejojë konsumatorët amerikanë të përdorin kriptovalutat për kryerjen e veprimeve financiare.

Klientët që disponojnë Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe monedha të tjera dixhitale pritet të kenë mundësinë për kryerjen e blerjeve përmes PayPal.

“Kjo është hera e parë që ju mund të përdorni kriptomonedhat tuaja brenda portofolit në PayPal njësoj si kartat e kreditit”, tha në një prononcim ekskluziv për Reuters CEO i PayPal Dan Schulman.

Ky veprim pritet të ndikojë në rritjen e vlerës së monedhave dixhitale dhe vjen vetëm pak ditë pasi kompania Tesla njoftoi se do të pranojë shitjen e makinave elektronike përmes Bitcoin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese