Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Pavlo Vuksani, Arbër Papleka dhe Emiljano Prenga pjesë e shtabit të armatosur të PD, ish-polici shkon nga Trauma në Elbasan: Do dëshmojë për vrasjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pavlo Vuksani, ish-punonjës i Policisë, ka dalë nga spitali i Traumës ku qëndronte prej mbrëmjes së djeshme dhe është shoqëruar për në Policinë e Elbasanit. Ai do të merret në pyetje për përplasjen me armë që ndodhi dje, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ai është shoqëruar nga Policia drejt Elbasanit. Ndërkohë, në spital janë Emiljano Prenga (ish-polic) dhe efektivja e Shqiponjave Xhensila Sota. Tre ish-policët, Pavlo Vuksani, Emiljano Prenga dhe autori Arbër Papleka janë anëtarë të shtabit të armatosur për PD, për mbrojtjen e votës.

Nuk dihet në ç’rrethana janë plagosur këta shtetas; nëse janë qëlluar aksidentalisht nga Arbër Papleka apo pala kundërshtare ka hapur zjarr drejt tyre.

Dinamika e ngjarjes:

Burime bëjnë me dije se ka qenë berberi i lagjes ai që ka telefonuar i pari policinë për persona të armatosur në vendngjarje. Ish-efektivi i RENEA, ka zbritur nga një furgon i bardhë dhe ka hyrë në ambjentet e një lokali në lagjen “5 Maji”.

Pikërisht në këtë lokal ai ka filluar të konfliktohet me një simpatizant të Partisë Socialiste që ka në pronësi automjetin “Mercedes-Benz” pa targa, që ndodhet shumë pranë vendgjarjes.Si pasojë e konfliktit ka ndërhyrë dhëndri i Pjerin Xhuvanit, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku.

Për shkak të zhurmave, nga shtëpia e tij ka zbritur Pjerin Xhuvani, i cili ka dashur të ndihmojë dhëndrin e tij. Por ish-efektivi i RENEA-s e ka qëlluar në kokë dhe më pas edhe pse ky ka qënë i shtrirë, e ka qëlluar dhe disa herë të tjera.

Arbër Paplekaj më pas ka qëlluar dhëndrrin e Xhuvanit, Eltjon Bodinakun në qafë dhe bark, ndërsa ky i fundit është në spital në gjendje të rëndë, ku po i nënshtrohet dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Krimi i rëndë ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë së Elbasanit.Punonjësit e policisë kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe në drejtim të autorit. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë duke plagosur në këmbë punonjësen e policisë Xhensila Sota dhe vënë në rrezik punonjësit e tjerë të policisë së Elbasanit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img