Hapësire reklamuese

Politikë

‘Pavarësisht hallit të madh...’, Rama jep lajmin e mirë: 100 milionë € nga BE për rindërtimin u alokuan në buxhet, premtimi u mbajt

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë vendimin e BE për të alokuar në buxhetin e rishikuar të BE-së shumën prej 100 mln eurosh të premtuar për vendin tonë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pavarësisht hallit të madh prej Covid-19 Rama thotë se KE e ka mbajtur premtimin e dhënë në konferencën e donatorëve në Bruksel për rindërtimin duke alokuar në buxhet 100 milionë € për Shqipërinë.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të pērballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga komisioni europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE2020”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu