Hapësire reklamuese

Rajoni

Pavarësia e Kosovës, ministri i Jashtëm serb lobon në vendet e Amerikës Latine kundër njohjes së saj

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Jashtem i Serbise, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bërë një sërë takimesh në Amerikën Latine duke lobuar kundër njohjes së Kosovës nga këto shtete.

Pas vendeve afrikane, Beogradi po i kushton vëmendje vendeve të Amerikës Latine, pasi një numër shumë i madh i tyre nuk e kanë njohur ende pavarësinë Kosovës.

Ai ka theksuar se ka pasur biseda shumë të mira me zyrtarë argjentinas dhe se ‘Argjentina është dhe do të mbetet mike dhe përkrahëse e Serbisë’.

Mendoj se me këto vende duhet të kemi biseda serioze dhe atyre t’ua shpjegojmë gjithë situatën. Na është thënë qartë se kanë pasur rrezikun nga SHBA-ja, Gjermania e vende të tjera. Duke pasur parasysh marrëdhëniet tona tradicionale, mendoj se ato nuk do ta ndryshojnë qëndrimin’, ka thënë ministri i jashtëm serb Daçiç.

Daçiç po vazhdon me politikën e tij denigruese kundër pavarësisë së Kosovës dhe po shton lobimin e tij zyrtar në shtetet që e kanë njohur Kosovën për tërheqjen e këtyre njohjeve.

Këto veprime diplomatike të Beogradit po kalohen në heshtje nga Bashkimi Europian dhe nga përfaqësuesja e lartë e BE dhe negociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.