Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Pavarësia e Amerikës, ambasada e SHBA ndanë foto nga ceremonia në Tiranë: Patëm mundësinë të festonim me miq këtë javë

Lajme të ngjashëm

Sot SHBA feston ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776.

Të premten u mbajt edhe ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA në Tiranë, ku ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një festë, ku morën pjesë krerët e lartë të shtetit.

Ambasada e SHBA pak më parë ka postuar disa foto nga cermonia teksa shkruan “patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë”.

Në foto shihen ambasadorët e vendeve të tjera në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, kreu i Pd, Lulzim Basha, kreu i KQZ, Ilirjn Celibashi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Gazment Bardhi, Elisa Spiropali dhe aktorë të tjerë të politikës.

“Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin,” thueht në postimin e Ambasadës.

Më shumë