Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pavarësia e 245-të e SHBA, Meta mesazh urimi Bidenit: Shqipëria e vendosur për të zhvilluar edhe më tej lidhjet tona strategjike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA, i ka përcjellë një mesazh urmi presidentin të SHBA, Joe Biden. Meta shkruan se miqësia përbashkët e me rrënjë të thella mes SHBA e Shqipërisë do të forcohet akoma edhe më tepër. Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan “jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu” E plotë nga Meta: I nderuari President, Sh.T.Z Joseph R. Biden Jr., 245-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell, edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin e madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë dhe të begatë. I njëjti mesazh urimi u shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona. Ne ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, ashtu siç jam i sigurt se ndiheni edhe Ju, si dhe besoj se miqësia jonë e përbashkët e me rrënjë të thella, do të forcohet akoma edhe më tepër. Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu. Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike! Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!  

Më shumë

spot_img
spot_img