Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Patronazhistja ngjitet në podium me Ramën, kryeministri e pranon: Janë qelizat vitale të PS-së, por ajo databazë nuk ishte e jona, ne nuk i kemi ato të dhëna si këta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialste në Pogradec ka thirrur që së bashku me atë të ngjitet në podium edhe një patronazhiste e PS-së.

Ai tha se patronazhistet janë qelizat vitale të PS-së, ndërsa shtoi se të dhënat që kanë dalë në media nuk janë të databazës së Partisë socialiste.

Ai akuzoi edhe Bujar Nishanin, pasi tha se në kohën kur ky i fudnit mbante postin e ministrit të Brendshëm, databaza e Gjendjes Civile u shpërnda në internet dhe mund të blihej me lekë.

“Nuk kam dashur që të hyj më thellë në punën e kësaj historie. Që ne kemi një rrjet të tërë patronazhistësh, kjo nuk diskutohet. Patronazhistët janë qelizat vitale të PS-së. Ne e kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që diskuton me njerëzit.

Ilir Meta thotë që janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Po kush i përhapi të dhënat? Të dhënat tona janë shumë ndryshe nga ato që kanë dalë, por le ta zëmë, i përhapëm ne këto? Nuk e di Ilir Meta që qysh prej vitit 2009 kur Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm, e gjithë databaza e gjendjes civile është në internet. Deri para 3 ditësh blihej me 15 dollarë, Karlo Bolino bëri investigim dhe e bleu. Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna siç i kanë këta”, tha Rama.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img