
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se patronazhistët i ngacmojnë edhe vajzën e tij të vogël që e ka pikë të dobët.
Ai tha se këta persona i kishin dërguar vajzës së tij një lajm sikur presidenti kishte folur për gruan e Damian Gjiknurit, ndaj e bija i kishte kërkuar të mos pinte shumë që të mos merrej me gratë e të tjerëve.
Sipas tij, kjo sihte një lajm i përgatitur i patronazhistëve, pasi e vërteta ishte se presidenti kishte thënë “guru” dhe jo “grua”.
“Patronazhistët duke ditur pikat e dobëta më ngacmojnë edhe vajzën e vogël. Para pak ditësh i kishin çuar patronazhistët një lajm sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Damian. Ajo më thotë mua: “Babi, të lutem mos pi më”, se i thonë patronazhistët që unë pi shumë. “Babi mos pi më, se më thonë patronazhistët që merresh me gruan e tjetrit”, më tha vazja. Jo i them unë, s’merrem me gruan e tjetrit. “Ja shikoje lajmin”, thotë ajo.
Kur shikoj unë, i them “jo të keqen babi, unë thashë Damian bashkë me gurunë e tij”. Marr Tedin dhe i them se çfarë është ky lajm, ndërsa ai më tha se është gabim që do rregullohet”, tha Meta.