Artisti Robert Aliaj njihet tashmë për deklaratat e tij “troç”, ashtu si ai i mendon. Së fundmi, ka qenë i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania për të folur lidhur me temën “Patriotizmi i rremë”.
I revoltuar Aliaj tha se më shumë patriot është ai që shkatërron një flamur për një kauzë, se sa ai që e valvit atë. Ai e cilësoi si gjënë më të parëndësishme në botë atë që e e përshkroi si mania e shqiptarëve me flamujt kinezë për të shprehur patriotizmin.
“Është patriot ai që mban flamurin në dorë apo ai që shkatërron një flamur? Por unë do thosha që ai që e shkatërron një flamur është më patriot se guximi që merr një njëri i tillë duke rrezikuar veten e vet për një kauzë të rëndësishme siç është shkatërrimi i në simboli shteti. Ai është veprim patriotik. Të valëvisësh flamurin është gjëja më banale në botë, mendoj se s’ka asgjë të bukur aty. Do doja një patriot të heshtur që jeton me vendin e vet, jo patriotizmin e Tiktok.
Patrioti i vërtetë është ai që rrezikon jetën për këtë kauzë, nëse nuk e ke këtë koncept në kokë dhe as guximi, edhe frika për të qenë i lirë. Ka individë në Shqipëri që kanë guximin të thonë fjalën e lirë. Vetëm fakti që s’e ke kurajën civile të thuash atë që mendon nuk je patriot. Asnjëherë nuk griset një flamur nga gjaknxehtësi, ka një kauzë. Kjo mania kineze e flamujve s’ka asgjë të sinqertë”, tha Aliaj.