Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Patriarku serb “qetëson gjakrat”: Besoj se serbët do të kenë një fqinjësi të mirë me shqiptarët e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Patriarku serb Porfirije beson se në të ardhmen mund të krijohen kushte bashkëjetese dhe fqinjësie mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ai thotë se në këtë moment ka “interesa të ndryshëm të mëdhaja” të cilat, siç thotë ai, i shohin njerëzit si objekte dhe vetë Kosovën si një “territor pa shpirt”.

“Për ne, Kosova është diçka krejtësisht e ndryshme”, tha patriarku në një intervistë për Radio Beograd 2.

Kur u pyet se si e sheh të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tha se kjo varet vetëm nga serbët, pavarësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm.

“Unë jam i sigurt se, nëse kemi një gjendje të tillë shpirtërore, herët a vonë do të vijmë në një situatë në të cilën do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku, ku nuk duhet të jemi si vëllezër, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të kemi fqinjësi të mirë”, shtoi ndër të tjera ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img